Lotët e gëzimit, Distria nënkampione olimpike! Kosova dhe shqiptarët në festë   

Xhudo

Lotët e gëzimit, Distria nënkampione olimpike! Kosova dhe shqiptarët në festë   

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 28 korrik 2024 Në ora: 17:07 Përditësuar në ora: 20:07 më 28.07.2024
Distria Krasniqi pas garës

Presidentja Osmani: Distria Krasniqi lartësoi flamurin e shtetit tonë në majat më të larta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po ndjekë nga afër Lojërat Olimpike, është deklaruar për rezultatin e argjendtë që arriti Distria Krasniqi.

Osmani tha se Krasniqi e lartësoi flamurin e shtetit tonnë në majat më të larta.

“Shkëlqimi i Distria Krasniqit lartësoi flamurin e shtetit tonë në majat më të larta. Kosova është pafundësisht krenare.

E argjendta e saj, vërtetë, është me shije ari, sepse Distria do të mbetet përherë kampione që frymëzon një shtet të tërë”, shkruan Osmani.

Kampioni olimpik, Shaban Tërstena për Distria Krasniqin: Oh Zoti i madh

Shaban Tërstena, ish mundësi i mirënjohur, pothuajse fluturoi nga gëzimi, që xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi, ka fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike – “Paris 2024”.

Sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave, Tërstena, kampion olimpik në vitin 1984 në Los Anxhelos të SHBA-ve dhe nënkampion olimpik në vitin 1988 në Seul të Koresë së Jugut, tha se nuk ka më mirë se kur tani shqiptaria ka dy sportistë me dy medalje të nivelit më të lartë në Lojërat Olimpike, të artën dhe të argjendtën.

Shaban Tërstena dhe Distria Krasniqi, të artët e të argjendtët në Lojërat Olimpike. 

“Oh Zoti i madh, shyqyr që na ke bërë shqiptar, edhe pse me qindra vjet na kanë sunduar e na kanë shtypur, por jemi ne ata sportistë që i kemi bërë krenar kombin tonë, kemi fituar dy medalje olimpike, njëra të artën dhe të argjendtën olimpike - Distria Krasniqi.

Të artën në Lojërat Olimpike - Tokio 2021 dhe para pak çastesh të argjendtën në Lojërat Olimpike - Paris 2024.

Edhe unë si një djalosh i ri, isha i pari para 40 viteve, që fitova medaljen e artë olimpike dhe të argjendtën në Seul në vitin 1988.

Nuk kam çka të them tjetër, historia e madhe shkruhet me vepra e jo me fjalë. Më shumë respekt për të gjithë njerëzit e mirë”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.

Kryeministri Kurti: Jemi krenarë, Kosova mbetet Shtet i Xhudos

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike 2024 që po mbahen në Paris.

Kurti ka thënë se “Jemi krenarë me këtë rezultat që lartëson vendin tonë në sportin elitar botëror dhe e konfirmon që Kosova mbetet Shtet i Xhudos”.

“Kosova fitoi medaljen e parë në Lojërat Olimpike Paris 2024, me shkëlqimin e argjendtë të Distria Krasniqit në xhudo për femra në kategorinë deri në 52 Kg.

Xhudistja e Uzbekistanit në minutin e fundit të finales i largohej Distrias duke e ruajtur epërsinë minimale gjersa kishte edhe një vërejtje”.

“Distria sot gjatë ditës fitoi tri ndeshje: të parën për 39 sekonda, të dytën për 66 sekonda e të tretën për 6 minuta e 10 sekonda (2:10 sekonda në vazhdimin që quhet Golden Score).

Jemi krenarë me këtë rezultat që lartëson vendin tonë në sportin elitar botëror dhe e konfirmon që Kosova mbetet Shtet i Xhudos.

Të falemnderit Distria për gëzimin dhe shembullin që na jep”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Distria Krasniqi: Fokusi në gjysmëfinale ndikoi në finale

Xhudistja e Kosovës Distria Krasniqi ka thënë se fokusimi i saj në gjysmëfinale ndikoi në paraqitjen në finale të Lojërave Olimpike Paris 2024.

Krasniqi është mposhtur në finale nga xhudistja e Uzbekistanit, Diyora Keldiyorova, duke siguruar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

"Jam shumë e lumtur. Kam thënë se kënaqësi është të jesh në podium, s’ka rëndësi ngjyra e medaljes.

Kam qenë shumë e fokusuar në gjysmëfinale, duke e lënë anash finalen, dhe mund të kem qenë përgjumshëm në finale.

Jam e lumtur që e kam fituar medaljen e dytë në Lojërat Olimpike", ka thënë Krasniqi.

Ajo gjithashtu ka thënë se shpreson që edhe Nora Gjakova do të bashkohet me të në fitimin e medaljeve.

"Po shpresoj që edhe Nora nesër do të bashkohet me mua", është shprehur Krasniqi.

Lotët e gëzimit, Distria nënkampione olimpike! Kosova dhe shqiptarët në festë   

(E plotësuar) – Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi (- 52 kg), është fituese e medaljes së argjendtë olimpike.

Është medalja e dytë rresht në karrierën e saj, pas të artës në Tokio, sot fitoi të argjendtën!

Diyora Keldiyorova e Uzbekistanit fitoi medaljen e artë.

Distria brilante, bëri krenarë Kosovën dhe kudo që jetojë e veprojnë shqiptarët. 

Trimëresha jonë ka treguar me klasin e saj në arenën sportive në Paris, ku ishin mbi 12 mijë shikues.  

Disi në finale u ballafaqua me xhudisten Diyora Keldiyorova e Uzbekistanit por nuk ia doli pas një lufte të madhe,

Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi (- 52) po shkëlqen në Lojërat Olimpike – “Paris 2024”.

Disi është në finalen e madhe të Lojërave Olimpike.

Në gjysmëfinale është përballur me italianen Odette Giuffrida, duke i shkaktuar humbje pas vazhdimeve italianes.

Diyora Keldiyorova e Uzbekistanit është kundërshtare e Distria Krasniqit 

Ajo ka fituar dy luftëra me ippon, të parën për 35 sekonda ndaj Maryam March Maharani nga Indonezia.

Disi në çerekfinale shkëlqeu duke e mposhtur me një kohë të shpejt e me ippon izraeliten Gefen Primo.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat