Pas fitores në gjysmëfinale të xhudistes Distria Krasniqi në Lojërat Olimpike Paris 2024, ka reaguar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i cili shkuarjen në finale të Distrias e quan historike.
“Historike! Vetëm një jetë stërvitje e disiplinë, nën menaxhimin e një mjeshtri të madh, mund ta bëjnë të mundur finalen e dytë brenda 4 viteve në Lojërat Olimpike. Distria Krasniqi është emri që po e ngre përsëri Kosovën në piedestalin e artë. Në majën e botës”, ka shkruar Krasniqi.
Ai këtë paraqitje e quan superiore.
“E magjishme. E pakonkurrencë. Përpara dhe faleminderit, Distria!”, ka shkruar lideri opozitar Krasniqi.