Distria Krasniqi: Fokusi në gjysmëfinale ndikoi në finale

Xhudo

Distria Krasniqi: Fokusi në gjysmëfinale ndikoi në finale

Më: 28 korrik 2024 Në ora: 19:05
Distria Krasniqi

Xhudistja e Kosovës Distria Krasniqi ka thënë se fokusimi i saj në gjysmëfinale ndikoi në paraqitjen në finale të Lojërave Olimpike Paris 2024.

Krasniqi është mposhtur në finale nga xhudistja e Uzbekistanit, Diyora Keldiyorova, duke siguruar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

"Jam shumë e lumtur. Kam thënë se kënaqësi është të jesh në podium, s’ka rëndësi ngjyra e medaljes.

Kam qenë shumë e fokusuar në gjysmëfinale, duke e lënë anash finalen, dhe mund të kem qenë përgjumshëm në finale. Jam e lumtur që e kam fituar medaljen e dytë në Lojërat Olimpike", ka thënë Krasniqi.

Ajo gjithashtu ka thënë se shpreson që edhe Nora Gjakova do të bashkohet me të në fitimin e medaljeve.

"Po shpresoj që edhe Nora nesër do të bashkohet me mua", është shprehur Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat