Xhudistja e Kosovës Distria Krasniqi ka thënë se fokusimi i saj në gjysmëfinale ndikoi në paraqitjen në finale të Lojërave Olimpike Paris 2024.
Krasniqi është mposhtur në finale nga xhudistja e Uzbekistanit, Diyora Keldiyorova, duke siguruar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë.
"Jam shumë e lumtur. Kam thënë se kënaqësi është të jesh në podium, s’ka rëndësi ngjyra e medaljes.
Kam qenë shumë e fokusuar në gjysmëfinale, duke e lënë anash finalen, dhe mund të kem qenë përgjumshëm në finale. Jam e lumtur që e kam fituar medaljen e dytë në Lojërat Olimpike", ka thënë Krasniqi.
Ajo gjithashtu ka thënë se shpreson që edhe Nora Gjakova do të bashkohet me të në fitimin e medaljeve.
"Po shpresoj që edhe Nora nesër do të bashkohet me mua", është shprehur Krasniqi.