Reagon Driton Kuka: Gëzuar Kosova ime

Xhudo

Reagon Driton Kuka: Gëzuar Kosova ime

Nga: K.G. Më: 28 korrik 2024 Në ora: 20:29
Driton Kuka e Distria Krasniqi

Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, është sikur në qiellin e shtatë.

Kuka i ngazëllyer me suksesin e xhudistes Distria Krasniqi, e cila sot fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë -52 kilogramë në  Lojërat Olimpike – “Paris 2024”. 

“Drejt medaljes nr. 4 Olimpike!

Faleminderit Distria. 

Gëzuar Kosova ime.

Gëzuar Shqiptarë medaljen e radhës Olimpike”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

Kosova deri me tash duke iu falënderuar xhudos, ka 4 medalje olimpike, tri të arta (Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Nora Gjakova) dhe një të argjendtë (Distria Krasniqi)..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat