Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, është sikur në qiellin e shtatë.
Kuka i ngazëllyer me suksesin e xhudistes Distria Krasniqi, e cila sot fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë -52 kilogramë në Lojërat Olimpike – “Paris 2024”.
“Drejt medaljes nr. 4 Olimpike!
Faleminderit Distria.
Gëzuar Kosova ime.
Gëzuar Shqiptarë medaljen e radhës Olimpike”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.
Kosova deri me tash duke iu falënderuar xhudos, ka 4 medalje olimpike, tri të arta (Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Nora Gjakova) dhe një të argjendtë (Distria Krasniqi)..