Ky është shpërblimi me të holla nga shteti i Kosovës për medaljen e argjendtë olimpike

Xhudo

Ky është shpërblimi me të holla nga shteti i Kosovës për medaljen e argjendtë olimpike

Nga: K.Goca Më: 28 korrik 2024 Në ora: 20:35
Distria Krasniqi

Ka vite që shteti i Kosovës i ka rregulluar çmimet për fituesit e medaljeve olimpike, botërore dhe evropiane. Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi (-52 kg) sot ka fituar medaljen e argjendtë olimpike në Paris.

Ky është edhe një sukses i madh për shtetin tonë, ndërsa Distria ka fituar medaljen e dytë olimpike në karrierë, të artën në Tokio në vitin 2021.
  
Shpërblimet nga shteti i Kosovës
Lojërat Olimpike

Rekordi Olimpik – 200 mijë euro
Medalja e artë olimpike – 100 mijë euro
Medalja e argjendtë – 60 mijë euro
Medalja e bronztë – 40 mijë euro

Kampionati Botëror

Rekordi botëror – 100 mijë euro
Medalja e artë – 40 mijë euro
Medalja e argjendtë- 20 mijë euro
Medalja e bronztë 14 mijë euro

Kampionati Evropian

Rekordi evropian – 40 mijë euro
Medalja e artë – 20 mijë euro
Medalja e argjendtë – 14 mijë euro
Medalja e bronztë – 8 mijë euro

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat