Kryeministri Kurti takohet me Distrinë: Kjo medalje argjendi është medalja e saj e dytë olimpike

Xhudo

Kryeministri Kurti takohet me Distrinë: Kjo medalje argjendi është medalja e saj e dytë olimpike

Më: 28 korrik 2024 Në ora: 23:51
Kryeministri Kurti, Distria dhe bashkëshortja e Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me xhudisten Distria Krasniqi, pasi fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Kurti ka thënë për Krasniqin se ajo ka një qëndrim dhe vështrim prej shqiponje të Bjeshkëve të Rugovës.

“Kosova ka fituar medaljen e saj të parë në @Paris2024, e sjellë nga xhudistja jonë shembullore, Distria Krasniqi.

Kjo medalje argjendi është medalja e saj e dytë olimpike.

Nuk ka një mesazh më të fuqishëm sesa ai që talenti, puna e palodhur dhe këmbëngulja barazojnë me shkëlqimin në skenën më të lartë”, ka shkruar Kurti në “X”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat