Mposhtet sërish Akil Gjakova, mbetet pa medalje në Lojërat Olimpike
Xhudistit kosovar, Akil Gjakova është mposhtur nga japonezi, Soichi Hashimoto duke bërë të jetë i pesti në rënditje dhe pa ndonjë medalje të siguruar në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Akil Gjakova mposhtet në gjysmëfinale, i mbetet të luftojë për medaljen e bronztë
Akil Gjakova u mposhtë në gjysmëfinale nga Heydarov i Azerbajxhanit.
Gjakova e humbi meçin në “Golden Score”, derisa tash i mbetet të luftojë për medaljen e bronztë.
Akil Gjakova gjatë rrugëtimit të tij për në finale arriti që fillimisht të triumfojë ndaj Daniel Cargnin nga Brazili, për t’u kualifikuar tutje.
Pastaj, kundërshtari i radhës ishte Samuel Gassner nga Austria, derisa siguronte çerekfinalen.
Aty, xhudisti kosovar u përballë me italianin, Manuel Lombardo, i cili ishte ‘viktima e radhës’ e Akil Gjakovës.
Akili e prek gjysmëfinalen, një fitore afër medaljes në Lojërat Olimpike “Paris 2024”
Akil Gjakova e ka siguruar gjysmëfinalen e xhudos në kuadër të Lojërave Olimpike “Paris 2024”.
Akili arriti të triumfojë ndaj Manuel Lombardo, në kategorinë -73kg.
Tash, garuesi kosovar është afër sigurimit të medaljes për shtetin tonë.
Deri këtu, Akili arriti pasi në fazën e dytë eliminoi austriakun Samuel Gassner me Ippon, kurse në rrethin e parë ndaj brazilianit, Daniel Cargnin.
Italiani Lombardo do të jetë rivali i Akilit në çerekfinale
Akil Gjakova ka regjistruar fitoren e dytë në Lojërat Olimpike Parisi 2024.
Ai ka fituar sërish me Ippon teksa ka mposhtur rivalin nga Austria, Samuel Gassner duke u kualifikuar kështu në çerekfinale.
Akili në çerekfinale do të ndeshet me Manuel Lombardon nga Italia.
Lombardon Akili e kishte mundur në finalen e Kampionatit të Hapur Evropian në Prishtinë.
Akil Gjakova fiton me Ippon dhe kualifikohet në çerekfinale
Pas fitores që mori në raundin e parë ndaj xhudistit brazilian Daniel Cargnin, Gjakova ka arritur me sukses të sigurojë kualifikimin në fazën çerekfinale.
Xhudisti kosovar arriti që në raundin e dytë ta mposht austriakun Samuel Gassner për të vazhduar misionin drejt medaljes olimpike.
Këtë fitore Akili e mori me stil, duke fituar me Ippon dhe duke vazhduar në mesin e tetë xhudistëve më të mirë.
Në çerekfinale, Akili nuk do të ketë një punë aspak të lehtë pasi do të përballet me ish-kampionin botëror të xhudos, italianin Manuel Lombardo i cili në raundin paraprak mposhti tajlandezin Masayuki Terada.
Lombardo nuk është një kundërshtar i panjohur për Akilin, pasi atë e kishte mundur në finalen e Kampionatit të Hapur Evropian në Prishtinë.
Nora Gjakova eliminohet nga Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’
Xhudistja Nora Gjakova, është eliminuar nga Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’ pas humbjes që pësoi në kategorinë -52 kilogramë.
Kundërshtarja e Gjakovës ishte xhudistja mongoleze Enkhriilen Lkhagvatogoo.
Në një duel ku Gjakova kishte momentet e saj të mira, ajo nuk ia doli që ta fitojë duelin,
Ajo u eliminua për shkak të tri gabimeve që në raundin e parë.
Akil Gjakova fantastik në luftën e parë, mposht brazilianin Daniel Cargnin
Akil Gjakova e ka nisur aventurën në Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’ në kategorinë deri në 73 kilogramë në xhudo.
Kundërshtari i parë i Akil Gjakovës ishte braziliani Daniel Cargnin.
Xhudisti nga Kosova e ka fituar luftën e parë, pasi mposhti brazilianin duke kaluar në rrethin tjetër.
Gjakova pas fillimit të vështirë arriti ta mposht brazilianin me Ippon.
Sot dita e Akil e Nora Gjakovës dhe Donjeta Sadikut në “Paris 2024”
Xhudistja Distria Krasniqi dje na bëri krenarë duke fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Kurse sot do të garojnë tre sportistë tanë, përkatësisht në xhudo dhe boks.
Akil dhe Nora Gjakova do të garojnë në xhudo në kategoritë e tyre (ndeshjet nisin nga ora 10:00 deri 14:00)
Kurse në boks garon Donjeta Sadiku (ora 20:00 – 20:30). Ajo meçin e parë e ka fituar.