Akili dhe Nora i mësojnë kundërshtarët e parë

Xhudo

Akili dhe Nora i mësojnë kundërshtarët e parë

Më: 29 korrik 2024 Në ora: 10:01
Nora dhe Akili

Motër e vëlla, Nora dhe Akil Gjakova, sot do të garojnë në Lojërat Olimpike ”Paris 2024”.

Garant pritet të nisin nga ora 10, derisa edhe Nora edhe Akili, tashmë i dinë kundërshtarët e tyre.

Xhudisti nga Kosova në kategorinë e meshkujve deri në 73 kilogramë do të ketë punë me brazilianin, Daniel Cargnin.

Ndërkaq, Nora Gjakova, kundërshtaren e parë do ta ketë mongolezën, Enkhriilen Lkhagvatogoo.

Nora garon në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Derisa dje Kosova e arriti medaljen e parë Olimpike, pikërisht nga xhudoja.

Distria Krasniqi, e mori medalje e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat