Nora Gjakova: Jam gati, e kam ndjekur rrugën e Majlindës

Xhudo

Nora Gjakova: Jam gati, e kam ndjekur rrugën e Majlindës

Më: 29 korrik 2024 Në ora: 10:35
Nora Gjakova

Xhudistja kosovare Nora Gjakova, ka thënë se është e gatshme për sfidat në ‘Paris 2024’.

Gjakova sot nis aventurën në ngjarjen më të madh në planet që po zhvillohet në Paris.

Nora në një rrëfim për mediumin publik, ka thënë se nuk e ka menduar se do të përfaqësojë Kosovë në dy olimpiada.

Nuk e kisha paramendu se do të marr pjesë në dy lojëra olimpike. Është ndjenje shumë e mirë të përfaqësosh Kosovën në nivelin më të lartë”, ka thënë Gjakova.

“Jam kualifikuar me norme olimpike dhe e kam ndjek vetëm rrugën e Majlindës. Kjo është një eksperiencë e jashtëzakonshme për mua”.

“Pas lojërave në  Rio, ka dashur të marr medalje dhe kam qenë shumë e përgatitur dhe gjithnjë kam kërkuar medalje olimpik. Prej momentit që u shpall fitorja jam ndjerë jashtëzakonisht mirë dhe ka qenë momenti më i mirë në karrierën time. Për mua ka qenë gëzim shumë i madh më u pa këtë gëzim edhe tek të tjerët”, ka theksuar ajo.

“Gjithçka ka qenë e mrekullueshme pas medaljes olimpikë, sidomos pas medaljes se artë. Por e rëndësishme është që edhe pas medaljes synon që sërish të vazhdosh dhe të arrish sërish synimet tjera. Tani jam gati për lojërat olimpik ‘Paris 2024’”, ka pohuar Nora Gjakova.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat