Kurti: Akil Gjakova e humbi medaljen e bronztë për pak, e atë të argjendtë edhe për më pak

Xhudo

Kurti: Akil Gjakova e humbi medaljen e bronztë për pak, e atë të argjendtë edhe për më pak

Më: 29 korrik 2024 Në ora: 20:12
Akil Gjakova

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për xhudistët kosovarë Akil Gjakova dhe Nora Gjakova.

Kurti ka thënë se Akil Gjakova e humbi medaljen e bronztë për pak, e atë të argjendtë edhe për më pak.

“Akil Gjakova e humbi medaljen e bronztë për pak, e atë të argjendtë edhe për më pak. Mbase kjo është pasojë direkte e shpirtit të tij luftarak dhe dëshirës së madhe për fitore. Ndeshjen e parë e zhvilloi krah për krah, sepse njëkohësisht, me motrën e tij Norën. Përderisa Nora e përmbylli rrugëtimin e saj në Paris 2024, ai fitoi dhe me vazhdoi garat tutje duke mundur dy herë kundërshtarët të cilët ndodhen më lart se ai në ranglistën botërore”, ka thënë Kurti.

“U eliminua në gjysëmfinale nga numri 1 në botë, pasi që të gjithëve që ishim prezent në Champ-de-Mars Arena na u duk se fitoi me Ippon, por jo edhe referit në tatami. E në betejën e tij për medalje të bronztë, Thembra e Akilit ishte ajo pjesë e sekondës kur një lëvizje fort e qëlluar nuk përmbyllet plotësisht.  Përkundër kësaj, Akil dhe Nora, vëlla e motër, përgjithmonë jeni kampionët tanë Olimpik. Faleminderit për emocionet që na keni dhënë dhe për përkushtimin tuaj për vendin tonë”, ka shkruar Kurti në Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat