Krasniqi pas triumfit në ‘Paris 2024’: Jam krenare që përfaqësoj vendin tim

Xhudo

Krasniqi pas triumfit në ‘Paris 2024’: Jam krenare që përfaqësoj vendin tim

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 15:55
Distria Krasniqi

Fituesja e medaljes së argjendtë në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’, Distria Krasniqi përmes rrjeteve sociale, është shprehur e lumtur me suksesin e arritur.

Xhudistja jonë ka arritur të fitojë edhe medaljen e saj të dytë Olimpike, pasi mori të argjendtën në Paris, pas të parës së artë në Tokio 2020.

Dy ditë pas këtij suksesi, Distria ka folur për rrugëtimin e saj dhe sakrificat, teksa ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e vazhdueshme.

“Ky rrugëtim ka qenë me sakrifica te panumërta, punë dhe përkushtim por gjithçka ja vlejti në fund. Jam shume krenare që përfaqësoj vendin tim dhe të sjell këtë arritje të jashtëzakonshme në Kosovë”, ka shkruar ajo.

Ajo ka falënderuar trajnerin Driton Kukën dhe gjithë mbështetësit e saj në këtë rrugëtim.

“Një falënderim i madh për trajnerin tim të mrekullueshëm, ekipin, familjen dhe miqtë për mbështetjen e tyre të palëkundur dhe besimin në mua. Mbështetja juaj ka qenë forca ime shtytëse”.

“Kjo medalje e argjendtë është e veçantë pasi është medalja ime e dytë Olimpike, e para në Tokyo 2020 e fituar ne një kategori tjetër. Jam shumë e lumtur që arrita në finalen olimpike edhe një herë dhe mirënjohëse për mundësinë për të garuar në nivelin më të lartë. Faleminderit të gjithëve që kanë qenë pjesë e këtij udhëtimi të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Krasniqi në Instagram.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat