Edhe një medalje olimpike për Kosovën, Laura shtang kroaten! Lotët e Krishtos   

Xhudo

Edhe një medalje olimpike për Kosovën, Laura shtang kroaten! Lotët e Krishtos   

Nga: K.Goca Më: 30 korrik 2024 Në ora: 17:02 Përditësuar në ora: 19:20 më 30.07.2024
Laura Fazliu

Krasniqi: Laura, ti je frymëzim për gjeneratat e reja 

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka uruar xhudisten Laura Fazliun, për medaljen e bronztë olimpike në kategorinë – 63 kilogramë.

Krasniqi tha se medalja e pestë olimpike për Kosovën është shumë më tepër sesa një medalje.

“E dashur Laura, të respektuar ikona të xhudos Driton Kuka e Majlinda Kelmendi, të dashur miq, sot, më shumë se kurrë, ndjej një krenari të thellë dhe një emocion të papërshkrueshëm. Kosova, vendi ynë i vogël, por me zemër të madhe, ka shkëlqyer përsëri në skenën ndërkombëtare të sportit. Kjo është falë një luftëtareje të jashtëzakonshme, një kampioneje që ka shkruar historinë me gërma të arta – Laura Fazliu.

Laura, të përgëzoj nga zemra për medaljen e bronztë që fitove në Lojërat Olimpike! Ti ke arritur një sukses madhor, një ëndërr që shumëkush e sheh, por vetëm pak e përjetojnë. Ky triumf është një dëshmi e punës së palodhshme, përkushtimit dhe talentit tënd të jashtëzakonshëm. Në ty shohim shembullin e vërtetë të guximit, vendosmërisë dhe pasionit.

Medalja e pestë olimpike për Kosovën është shumë më tepër sesa një medalje. Ajo është një simbol i shpresës, një mesazh për të gjithë botën që Kosova është këtu, që sportistët tanë janë të pathyeshëm dhe se ne vazhdojmë të ecim përpara me krenari. Ky sukses vendos një standard të ri për sportin tonë dhe na bën të ndihemi më të bashkuar dhe më të fortë.

Laura, ti je frymëzim për gjeneratat e reja. Përmes arritjeve të tua, i ke dhënë Kosovës një identitet të ri në hartën botërore të sportit. Ti ke treguar se kur ëndrrat kombinohen me punë të palodhur dhe përkushtim, çdo gjë është e mundur.

Falë teje dhe të gjithë sportistëve tanë, flamuri i Kosovës valvitet lart, ndërsa zemrat tona rrahin me krenari. Urime edhe një herë për këtë arritje historike dhe faleminderit që na bëre të ndihemi kaq krenarë.

Me respekt të thellë dhe admirim të pakufishëm”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në facebook.

Laura Fazliu në histori, ky është shpërblimi me të holla që i takon për medaljen olimpike 

Xhudistja Laura Fazliu është fituese e medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike – “Paris 2024”.

Debutim fantastik i saj në Lojërat Olimpike, duke fituar medaljen në kategorinë – 63 kilogramë.

Cili është shpërblimi që i takon laura Fazliut, sipas rregullores shtetërore të shtetit të Kosovës?

Trimëreshës tonë i takojnë 40 mijë euro.

Rekordi Olimpik – 200 mijë euro
Medalja e artë olimpike – 100 mijë euro
Medalja e argjendtë – 60 mijë euro
Medalja e bronztë – 40 mijë euro

Kampionati Botëror

Rekordi botëror – 100 mijë euro
Medalja e artë – 40 mijë euro
Medalja e argjendtë- 20 mijë euro
Medalja e bronztë 14 mijë euro

Kampionati Evropian

Rekordi evropian – 40 mijë euro
Medalja e artë – 20 mijë euro
Medalja e argjendtë – 14 mijë euro
Medalja e bronztë – 8 mijë euro

Preisidentja Vjosa Osmani.Krenari e jashtëzakonshme që na sollën xhudistja Laura Fazliu, trajnerja e saj Majlinda Kelmendi dhe maestro Toni Kuka

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar trimëreshën tonë, xhudisten Laura Fazliun, për medaljen e bronztë olimpike.

Laura sot fitoi medalje në kategorinë – 63 kg, medalja e dytë pas asaj të Distria Krasniqit (- 52 kg) që fitoi të argjendtën të dielën që e lamë pas. 

"Medalja e dytë olimpike për Kosovën.

Krenari e jashtëzakonshme që na sollën xhudistja Laura Fazliu, trajnerja e saj Majlinda Kelmendi dhe maestro Toni Kuka.

Faleminderit pafundësisht", ka shkruar presidentja Vjosa Osmani në profilin e saj në facebook. 

Edhe një medalje olimpike për Kosovën, Laura shtang kroaten! Lotët e Krishtos   

(E plotësuar) – Xhudistja Laura Fazliu futet në histori, është fituese e medaljes së bronztë olimpike – “Paris 2024”.

Reprezentuesja e Kosovës, Laura, shkëlqeu në përballje me kroaten Katarina Krishto.

Trimëresha e Kosovës ngadhënjeu pas vazhdimeve.

Laura në debutimin e saj në Olimpiadë, ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë – 63 kg.   

Laura Fazliun vetëm një fitore e ndan nga medalja e bronztë olimpike. 

 Lotët e Krishtos nga dëshpërimi.

Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Laura Fazliu (- 63 kg), ka treguar luftë të mirë në përballje me kanadezen Catherine Beauchemin-Pinard, duke triumfuar me ippon pas vazhdimeve. 

Kjo ishte përballja e parë e repesazhit në luftë për medaljen e bronztë.

Laura siguroi finalen e repezashit në luftë për medalje të bronztë, një fitore është larg mrekullisë. 

Duhet theksuar se Laura luftoi me mish e më shpirt, duke treguar kujdes dhe fitoi me ippon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat