Preisidentja Vjosa Osmani: Krenari e jashtëzakonshme që na sollën xhudistja Laura Fazliu, trajnerja e saj Majlinda Kelmendi dhe maestro Toni Kuka

Xhudo

Preisidentja Vjosa Osmani: Krenari e jashtëzakonshme që na sollën xhudistja Laura Fazliu, trajnerja e saj Majlinda Kelmendi dhe maestro Toni Kuka

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 18:28
Laura Fazliu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar trimëreshën tonë, xhudisten Laura Fazliun, për medaljen e bronztë olimpike.

Laura sot fitoi medalje në kategorinë – 63 kg, medalja e dytë pas asaj të Distria Krasniqit (- 52 kg) që fitoi të argjendtën të dielën që e lamë pas. 

"Medalja e dytë olimpike për Kosovën.

Krenari e jashtëzakonshme që na sollën xhudistja Laura Fazliu, trajnerja e saj Majlinda Kelmendi dhe maestro Toni Kuka.

Faleminderit pafundësisht", ka shkruar presidentja Vjosa Osmani në profilin e saj në facebook. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat