Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar trimëreshën tonë, xhudisten Laura Fazliun, për medaljen e bronztë olimpike.
Laura sot fitoi medalje në kategorinë – 63 kg, medalja e dytë pas asaj të Distria Krasniqit (- 52 kg) që fitoi të argjendtën të dielën që e lamë pas.
"Medalja e dytë olimpike për Kosovën.
Krenari e jashtëzakonshme që na sollën xhudistja Laura Fazliu, trajnerja e saj Majlinda Kelmendi dhe maestro Toni Kuka.
Faleminderit pafundësisht", ka shkruar presidentja Vjosa Osmani në profilin e saj në facebook.