Xhudistja jonë, Laura Fazliu i siguroi sot Kosovës medaljen e dytë olimpike nga Lojërat Olimpike Paris 2024.
Pas medaljes së argjendtë të Distria Krasniqit, Fazliu triumfoi sot në kategorinë deri në 63 kilogramë për ta fituar medaljen e bronztë në Paris 2024.
Fazliu ishte nën urdhrat e trajneres Majlinda Kelmendi.
Majlinda Kelmendi, heroina e Kosovës, tani ka fituar medalje olimpike si xhudiste (Lojërat Olimpike Rio 2016) dhe si trajnere (Lojërat Olimpike Paris 2024).