Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Laura Fazliu, është fituese e medaljes së bronztë olimpike në kategorinë – 63 kg.
“Një rezultat i pabesueshëm! Kroacia mori medaljen e dytë në Olimpiadë, dhe më pas arbitri 'na vodhi të bronztën’, është titulli i mediumit kroat “Veçernj list”.'
“Mirëpo, pasi kanë parë pamjet, kanë ndryshuar vendimin pasi kanë besuar se përfaqësuesja kroate po e mbante kosovaren nën brez, gjë që është e ndaluar”, shkruan më tej.
“Xhudistja kroate Katarino Krishto është mposhtur nga xhudistja kosovare Laura Fazliu me një “pikë të artë” në luftë për të bronztën në kategorinë deri në 63 kg në Lojërat Olimpike në Paris.
Xhudistja kroate Katarino Krishto ka mbetur pa të bronztën pas humbjes tronditëse nga xhudistja e Kosovës Laura Fazliu. Vendimi u mor me paralajmërimin e tretë pas një minutë e 23 sekondash të shtesës.
Lufta përfundoi pa pikë, por me dy paralajmërime për secilin xhudiste.
Në shtesën, pas 1:23 minutave të duelit, Krishto shënoi Wazarin dhe praktikisht tashmë filloi të festonte medaljen e bronztë.
Mirëpo, pas rishikimit të videos, xhudistja kroate 22-vjeçare mori një paralajmërim të tretë për kapje nën brez dhe fitorja i shkoi anëtares së Kosovës.
Ishte lufta e pestë për përfaqësuesen kroate, fatkeqësisht humbja e dytë radhazi”, ka shkruar media kroate.