Medalja olimpike e Laura Fazliut e bën me ‘vaj’ median serbe: Ia ‘vodhën’ medaljen Kroacisë

Xhudo

Medalja olimpike e Laura Fazliut e bën me ‘vaj’ median serbe: Ia ‘vodhën’ medaljen Kroacisë

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 21:45
Laura Fazliu

Xhudistja e Kosovës, Laura Fazliu ka arritur sukses historik në Lojërat Olimpike.

Xhudistja nga Mitrovica siguroi medaljen e bronztë, gjë që është sukses i jashtëzakonshëm

Lufta përfundoi pa pikë, por me dy paralajmërime për secilën xhudiste. Në shtesën, pas 1:23 minutave të lojës, Krishto shënoi “Wazarin” dhe praktikisht tashmë filloi të festonte medaljen e bronztë.

Mirëpo, pas rishikimit të videos, xhudistja kroate 22-vjeçare mori një paralajmërim të tretë për kapje nën brez dhe fitorja i shkoi xhudistes së Kosovës.

Natyrisht, kjo fitore ka sjellur shumë ‘vuajtje’ tek mediat serbe, me mediumin B92, që fitoren e Laura Fazliut e cilësoi si ‘vjedhje’.

“Kosova ia ‘vodhi’ medaljen Kroacisë. Në fund, megjithatë, medalja e pestë në histori për Kosovën”, shkruan me hidhërim B92.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat