Media kroate e pranon pas humbjes së Krishtos nga garuesja e Kosovës: Është e ndaluar sipas rregullave

Xhudo

Media kroate e pranon pas humbjes së Krishtos nga garuesja e Kosovës: Është e ndaluar sipas rregullave

Nga: K.Goca Më: 31 korrik 2024 Në ora: 13:32
Laura Fazliu

Mediumi kroat “Veçernj List” ka shkruar se humbja e xhudistes kroate ka qenë si pasojë që ka vepruar gjatë duelit, ku është e ndaluar me rregullat e këtij sporti.

Laura Fazliu është fituese e medaljes së bronztë olimpike në kategorinë – 63 kg.

“Xhudistja kroate Katarino Krishto është mposhtur nga xhudistja e Kosovës Laura Fazliu me një “pikë të artë” në duelin për medaljen e bronztë në kategorinë - 63 kg në Lojërat Olimpike në Paris.

Xhudistja kroate Katarino Krshšto ka mbetur pa medalje të bronztë pas humbjes tronditëse nga xhudistjae Kosovës Laura Fazliu. Vendimi u mor me paralajmërimin e tretë pas një minutë e 23 sekondash të kohës shtesë. Krishto e rrëzoi kundërshtaren e saj në krah dhe gjyqtarët fillimisht i dhanë një wazari, pra pikën me të cilën ajo fitonte të bronztën.

Xhudistja kroate filloi të festojë medaljen e bronztë, por gjyqtarët ndryshuan vendimin e tyre pas shqyrtimit të pamjeve për shkak se konsideruan se Krishto po e mbante kosovaren poshtë brezit, gjë që është e ndaluar sipas rregullave”, shkruan mes të tjera media kroate “Veçernj list”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat