Mediumi kroat “Veçernj List” ka shkruar se humbja e xhudistes kroate ka qenë si pasojë që ka vepruar gjatë duelit, ku është e ndaluar me rregullat e këtij sporti.
Laura Fazliu është fituese e medaljes së bronztë olimpike në kategorinë – 63 kg.
“Xhudistja kroate Katarino Krishto është mposhtur nga xhudistja e Kosovës Laura Fazliu me një “pikë të artë” në duelin për medaljen e bronztë në kategorinë - 63 kg në Lojërat Olimpike në Paris.
Xhudistja kroate Katarino Krshšto ka mbetur pa medalje të bronztë pas humbjes tronditëse nga xhudistjae Kosovës Laura Fazliu. Vendimi u mor me paralajmërimin e tretë pas një minutë e 23 sekondash të kohës shtesë. Krishto e rrëzoi kundërshtaren e saj në krah dhe gjyqtarët fillimisht i dhanë një wazari, pra pikën me të cilën ajo fitonte të bronztën.
Xhudistja kroate filloi të festojë medaljen e bronztë, por gjyqtarët ndryshuan vendimin e tyre pas shqyrtimit të pamjeve për shkak se konsideruan se Krishto po e mbante kosovaren poshtë brezit, gjë që është e ndaluar sipas rregullave”, shkruan mes të tjera media kroate “Veçernj list”.