Të gjitha mediumet në Kroaci kanë komentuar përballjen e djeshmes për medaljen e bronztë olimpike mes garueses së kombëtares së Kosovës, Laura Fazliut (- 63 kg) dhe asaj kroate, Katarino Krishto.
Laura fitoi medaljen e bronztë olimpike. Triumf me plot meritë në debutimin e saj në Lojërat Olimpike.
Mediumi kroat “Slobodna Dalmacija” ka shkruar me titull: “Një shok për Katarina Krishto, ajo mori të bronztën për dhjetë sekonda, festoi dhe më pas iu hoq medalja; dëshpërim, lot...”.”
“Lufta në kohën e rregullt përfundoi pa fitues Në kohën shtesë, pas 1:23 minutave të duelit, ndodhi aksioni i Fazliut, Krishto ka nisur një kundërsulm, bëri një hedhje dhe arbitri ka treguar me dorë wazzari.
Por gjyqtarët pranë tatamit e shqyrtuan videon dhe vërtetuan se kroatja e kishte mbajtur me dorë në mënyrë të parregullt kundërshtaren e saj poshtë belit dhe i dhanë një ndëshkim, me të cilën humbi medaljen e bronztë”, shkruan mes të tjera media kroate.