Akil Gjakova: Me fatin e keq iku... 

Xhudo

Akil Gjakova: Me fatin e keq iku... 

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 14:50
Akil Gjakova

Xhudisti i kombëtares së Kosovës, Akil Gjakova (- 73 kg) me pak fat do të fitonte medalje olimpike.

Megjithatë ai ka përfunduar në vend të pestë për çka është edhe një sukses i madh.

Ai përmes një letre i është drejtuar opinionit sportivë.

“Përfunduan edhe Lojërat Olimpike “Paris 2024”.  

Fatkeqësisht me fatin e keq iku edhe shansi për ta fituar medaljen olimpike. Medalje kjo qe kurrë me përpara nuk ka qenë më afër meje se tani, por fati sportiv ma mori nga dora. Megjithatë, nuk ma mori ëndrrën që unë një ditë ta kem edhe këtë medalje, e cila është synimi im jetësor.
Unë kam filluar te stërvitem në sportin e xhudos, ne vitin 2002, me trajnerin tim Driton Kuka. Qe atëherë e deri sot unë kam bere çdo gjë nga vetja te arrijë këtu. Natyrisht kam pasur fatin ta kem trajnerin më të mirë në botë, në krahun tim. Atij, familjes time, qytetit tim dhe Republikës së Kosovës, ia dedikoj të gjithë të arriturat e mija. 

Xhudos i kam dhënë të gjitha. Kohën, fokusin, dedikimin, sakrificën dhe përkushtimin e duhur. Por edhe xhudo më ka dhënë mua shume, por jo mjaftueshëm. Ende kam punë për të bërë.

Të jesh një sportist i nivelit të tillë para se gjithash, duhet të jesh një karakter i vërtetë, te kesh një disiplinë, regjim dhe kulturë tejet të lartë. Pastaj fillon dhe vjen në shprehje punë dhe të arriturat. Për ta prekur këtë nivel nuk është aspak e lehtë, sepse ky nivel me bën sportistin me kompetitiv në Republikën e Kosovës!

Një xhudist fillon ditën në ora 05:00 për stërvitjen e mëngjesit. Për t’u kthyer në shtëpi dhe për ta mbyllur ushqimin e zgjedhur. Duke bërë gjumin me minuta dhe për t’u përgatitur për stërvitjen e radhës. E kështu me radhë. Pa parashikuar asnjë herë kushtet, faktorët e jashtëm dhe rrethanat e pararashikuara: lëndimet, sëmundjet, problemet dhe çështjet e tjera të cilat na rrethojnë si sfida te jetës. 

Unë kam shënuar suksese te cilat janë të prekshme për sportin e Kosovës. Jam kampion Evropian(U18). Jam kampion Evropian(U23-Gior 2018). Kampion Evropian (Lisbona 2021). Kam medalje të artë në lojërat mesdhetare (Tarragona 2018). Kam medalje të artë edhe në grand slamin në Paris (2018). Kam medalje të artë në grand prix. Përpos këtyre te arriturave unë kam edhe shumë medalje tjera të bronzet të fituara. Në lojërat okimpike Tokyo 2020, kam zënë vendin e 7-te, ndërkaq në këto lojërat e Parisit 2024, pas tri fitoreve rresht dy prej të cilave me ippon, humba në gjysmëfinale nga kampioni i botes Hidayat Heydarov, teë cilin e mposhta ne Prishtine, në dhjetor të 2023. Këto janë sukseset e mija te cilat nuk m’i ka falur askush, por janë arritur në saje të një sakrifice të cilën e di veç unë, trajneri im dhe familja ime.

Unë jam krenar që kam përfaqësuar shtetin tim dhe kombin shqiptar në ngjarjen me te madhe sportive në Botë. Jam thellësisht krenar për kombin tim gjithandej botes, te cilët me kanë frymëzuar dhe motivuar jashtëzakonisht shumëe me mesazhet që me kanë dërguar. Kam qenë i nderuar të ju përfaqësoj dhe u jam mirënjohës për përkrahjen fanatike qe ma keni dhënë. Nuk ka qenë e lehtë norma olimpike dhe pjesëmarrja në Paris. Lere pastaj gara me me të fortit e botës, por ka qenë një eksperience të cilën do ta ruaj, do ta kaliti dhe do ta shfrytëzoj që të bëhem edhe me i fortë për garat që do të pasojnë tutje. 

Një gjë jam shumë i sigurtë. Do të punoj edhe tri herë me shumë që në kampionatin e ardhshëm të botës dhe neë olimpiadën e ardhshme të jam me i fortë në të gjitha aspektet. E di që në sport përvoja dhe eksperienca e kanë fjalën kryesore në garat si këto në Olimpiadë, por e di se deri atëherë unë do t’i kem te dyjat. Tokion dhe Parisin, do t’i përdori mjeshtërisht në mendjen dhe punën time për ta trazuar suksesin për të cilin jam sakrifikuar gjithë këto 22 vite pa ndalur asnjë moment. Jam shume i bindur se me ndihmën e Zotit, do ta bëjë një gjë të tillë. Unë besoj se sakrifica jepmë herët a vonë do të shpërblehet, ndërkaq, do ta plotësoj absolutisht çdo gjë që varet nga ana e ime, pre t’u përmbushur.

Deri atëherë na pret punë e madhe. Për ta mbyllur këtë dedikimin pre ju unë kam disa fjale për ata të cilët, nuk pushojnë asnjëherë përkrahjen time te pa asnjë rezervë ndaj meje.

Falenderoj përzemërsisht trajnerin tim Tonin. falënderoj federatën e xhudos. falënderoj shtetin tim për përkrahjen. falënderoj familjen time dhe te gjithë ata që besuan tek unë. 

Unë do te rikthehem fuqishëm!”, ka shkruar Gjakova në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat