​Kelmendi: Gjatë luftës së Laurës kisha emocione sikur të garoja vet

Xhudo

​Kelmendi: Gjatë luftës së Laurës kisha emocione sikur të garoja vet

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 16:26
Majlinda dhe Laura

Majlinda Kelmendi ka komentuar suksesin e Laura Fazliut e cila në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Paris është stolisur me medalje të bronztë.

Ajo këtë sukses e arriti nën drejtimin e tashmë trajneres Majlinda Kelmendi, e cila ka thënë se gjatë luftës së Laurës i kishte emocionet njëjtë sikur të ishte duke luftuar vet në tatami.

“Sigurisht shumë emocionuese dhe jo vetëm tani në Lojërat Olimpike por në çdo garë që kam shkuar me Laurën, si në kampionat evropian, botëror i kam pasur ndjenjat sikur të garoja vet edhe realisht dje ka qenë edhe më emocionuese sepse Laura gjatë gjithë ditës ka pasur shumë emocione, ka qenë e ngarkuar dhe realisht nuk e ka dhënë maksimumin kështu që na i ka luhatur ashtu emocionet gjatë gjithë ditës, mirëpo në fund kur mori medalje sigurisht që u përmbyll dita në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Kelmendi.

Përveç Laurës, me medalje është stolisur edhe xhudistja tjetër Distria Krasniqi e cila ka rrëmbyer medaljen e argjendtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat