Barbara Matiq është kampionja e re olimpike e xhudos në kategorinë -70 kg. Në finale, xhudistja nga Spliti mundi gjermanen Miriam Butkereit, duke fituar kështu medaljen e artë.
Kjo është medalja e dytë për Kroacinë në Lojërat e Parisit pas medaljes së bronztë të Miran Maricic në disiplinën e qitjes.
Matic dominoi turneun duke fituar tre nga katër ndeshjet me rezultat teknik brenda limitit kohor dhe duke marrë në shtëpi “dhuratën” e fundit të madhe që mungonte në tabelë pas një titulli europian dhe dy medaljeve të arta botërore.
Gjermanja, Miriam Butkereit u mposht në aktin e fundit, ndërsa medaljet e bronzta iu dhanë belges Gabriella Willems dhe austriakes Michaela Polleres.