Kosova fiton medaljen e dytë në Lojërat “Paris 2024” dhe të pestën medalje olimpike në total.
Pas medaljes së argjendtë nga Distria Krasniqi, më e fundit që u ngjit në podium ishte Laura Fazliu.
Ajo mposhti rivalen kroate, Katarina Kristo duke fituar bronzin.
Për Laurën, kjo medalje erdhi si shpërblimi i punës 10 vjeçare, e stërvitur nga trajneri i mirënjohur Driton Kuka.
“Është me të vërtetë një ndjenjë shumë e mirë, një emocion shumë i veçantë…
Ka qenë ëndrra ime që të bëhem medaliste olimpike.
Jam shumë e lumtur që gjithë ky mund, gjithë kjo sakrificë u shpërblye me medalje olimpike. Medaljen ia dedikoj krejt shqiptarëve, krejt Kosovës, familjes, klubit…”, tha Fazliu.