Driton Kuka për Lorianën: La Zvicrën tash e 8 vjet,për të arritur ëndrrat e saj për medalje elitare!
Xhudo i solli Kosovës dy medalje olimpike nga Lojërat Olimpike – “Paris 2024”.
Distria Krasniqi është fituese e medaljes së argjendtë në kategorinë – 52 kg dhe Laura Fazliu e bronztë në kategorinë – 63 kg.
Xhudistja Loriana Kuka sot ishte e pafat dhe mbetet pa medalje në kategorinë – 78 kg.
"Loriana Kuka 78 kg - shënoj fitore me sllovenen Lobnik por humbi me ukrainasen në të tetën e finales!
Dy fjalë për Lorin…
La Zvicrën tash e 8 vjet, për të arritur ëndrrat e saj për medalje elitare!
Fitoj medalje nga Kampionatet Evropiane e Botërore, e deshte edhe Olimpike por fati se deshti!
Erdhe nga Zvicra duke treguar se je gjaku ynë dhe deshe të bëje krenar familjen, ekipin e kombin shqiptar!
Dëshira jote e madhe ishte të arrije sukseset që i arrite për babain tënd, vëllaun tim Sylën që me aq pasion e mbolli dashurinë për sportin e
xhudos tek unë, te Agroni te mbarë familja jonë!
Fal teje vëlla, jam në xhudo, fal teje që ishe trajneri im dhe idoli im i jetës!
Si axha yt…
Lori të uroj fatin e botës në jetën tënde tash e tutje, në rrugëtimin e ri jetësor!
Faleminderit për krejt.
Kaq prej meje dhe Lojërat Olimpike!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.
Loriana eliminohet
Loriana Kuka është ndalur në luftën e dytë në Lojërat Olimpike në Paris.
Në xhiron e dytë të kategorisë deri 78 kilogramë, Loriana pësoi nga ukrainasja Yelyzaveta Lytvynenko. Luftën e vendosi një uazari i Lytvynenkos
Loriana Kuka do të përballet me ukrainasen Yelyzaveta Lytvynenko në xhiron e dytë të kategorisë deri 78 kilogramë.
Lytvynenko në xhiron e parë ishte e lirë, ndërsa Loriana e mposhti me Ippon të bukur sllovenen Metka Lobnik.
Lytvynenko është bartëse e tetë. Loriana nuk është në mesin e bartëseve.
Katër përballjet e deritashme me ukrainasen, Loriana i ka humbur.
Loriana Kuka fiton me ippon ndeshjen e parë në Lojërat Olimpike
Xhudistja nga Kosova, Loriana Kuka ka fituar ndeshjen e parë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Loriana i ka nisur pozitivisht garat në Paris, duke fituan ndeshjen e parë të ditës së sotme dhe duke kaluar në raundin tjetër.
Pejania në këtë raund mposhti me ippon sllovenen Metka Lobnik në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Në raundin e 1/8-tës, pejania do të ndeshet me ukrainasen Yelyzaveta Lytvynenko.
Vlen të theksohet se në xhudo, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë, ndërsa Laura Fazliu të bronztën.
‘Paris 2024’, dita e Loriana Kukës
Pas Distria Krasniqit, Laura Fazliut, Nora dhe Akil Gjakovës, sot në ‘tapetet’ e Lojërave Olimpik ‘Paris 2024’ do të zbresë Loriana Kuka, një tjetër xhudiste e Kosovës, duel ky që vjen drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.
Kuka, e cila garën e nis në orën 10:00, synon që të ndjek rrugën e Distria Krasniqit (medalje të argjendtë) dhe Laura Fazliut (medalje të bronztë).
Ndërkohë, dita e shtatë e ‘Paris 2024’, vjen edhe me disa sfida tejet interesante.
Spanjë-Hungari në hendboll (konkurrenca e femrave, grupi B), do të ballafaqohen në një duel që pritet të sjellë lojë interesante. Kjo sfidë fillon në orën 14:00.
Sporti i notit do të vazhdojë edhe sonte në mbrëmje ku do të luhen finalet prej orës 20:30.