Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Loriana Kuka (-78 kg), ballëlart, i jep fund karrierës aktive.
Loriana ka arritur suksese të mëdha në karrierën e saj, duke lartësuar shtetin e Kosovës.
Loriana sot me një fitore dhe një humbje eliminohet nga garat e Lojërave Olimpike.
Ajo luftoi deri në pikën e fundit por fati nuk ishte në anën e saj.
Loriana me lot në sy largohet nga sporti me të cilin shijoi vitet më të bukura të saja.