Babai i kampiones kroate të xhudos është ndaluar mëngjesin e sotëm nga policia pasi akuzohet për “ngacmim seksual”.
Vetëm pak ditë pasi mori medalje të artë në xhudo për peshat deri në 70 kg, Barbara Matiq i duhet që të merret me drejtësinë franceze.
Mësohet se njëren prej ndeshjeve ku ka qenë protagoniste Matiq, babai i saj i ka rrëmbyer një puthje një vullnetareje.
24-vjeçarja ka thënë se në fillim është munduar që ta mbajë larg babain e sportistes, por në pas nuk ka mundur që të evitojë incidentin e pakëndshëm.