I rrëmbeu një puthje vullnetares së “Paris 2024”

Xhudo

I rrëmbeu një puthje vullnetares së “Paris 2024”

Më: 2 gusht 2024 Në ora: 12:31
Barbara Matiq

Babai i kampiones kroate të xhudos është ndaluar mëngjesin e sotëm nga policia pasi akuzohet për “ngacmim seksual”. 

Vetëm pak ditë pasi mori medalje të artë në xhudo për peshat deri në 70 kg, Barbara Matiq i duhet që të merret me drejtësinë franceze.

Mësohet se njëren prej ndeshjeve ku ka qenë protagoniste Matiq, babai i saj i ka rrëmbyer një puthje një vullnetareje.

24-vjeçarja ka thënë se në fillim është munduar që ta mbajë larg babain e sportistes, por në pas nuk ka mundur që të evitojë incidentin e pakëndshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat