Babai i fitueses së medaljes së artë në Lojërat Olimpike “Paris 2024” është arrestuar në kryeqytetin francez, i akuzuar “për sulm të dyshuar seksual” ndaj një vullnetareje në Olimpiadë.Barbara Matiç e Kroacisë festoi një të artë historike në kategorinë 70 kg të xhudos për femra të mërkurën, 31 korrik. 29-vjeçarja fitoi medaljen e parë të artë të vendit të saj në “Paris 2024”, duke mundur në finale gjermanen Miriam Butkereit me “waza-ari”.
Por atmosferën e fitores për kampionen kroate ia prishi i ati, pasi një vullnetare e ngarkuar me uljen e spektatorëve në zonën e “Arena Champs de Mars” bëri një ankesë në polici për veprimet e babait të xhudistes.
Vullnetarja 24-vjeçare pretendon se është puthur me forcë në buzë nga babai i Barbara Matiç, pas fitores së që xhudistja kroate shënoi në fazën çerekfinale.
Raportohet se vajza kishte tentuar ta largonte dhe se ishte “tronditur” nga sjellja e babait të Matiçit, duke vendosur ta denoncojë menjëherë pas kësaj ngjarjeje. Mediat franceze bëjnë me dije gjithashtu se babai në xhudistes është ndalur dhe se ndodhet në paraburgim.