Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë takuar mbrëmë në Paris, ekipin olimpik të xhudos në krye me kryetarin e FXHK-së, Agron Kuka dhe trajnerin, Driton Kuka.
Presidenti ka përgëzuar edhe një herë ekipin e xhudos për suksesin e arritur në Paris 2024, duke fituar dy medalje olimpike, e që është vazhdimësi e sukseseve të njëpasnjëshme në Lojërat Olimpike.
Palët kanë biseduar edhe për mundësi tjera të bashkëpunimit dhe përkrahjes për ekipin e xhudos, që po e bënë krenarë gjithë Kosovën me sukseset e arritura.
Falë xhudos me kryemjeshtrin Driton Kuka, ekipi ynë do të kthehet nga Parisi me medalje të argjendtë të fituar nga Distria Krasniqi dhe të bronztën nga Laura Fazliu.