Deklarata e Driton Kukajt, i nervozon serbët

Xhudo

Deklarata e Driton Kukajt, i nervozon serbët

Nga: K.Goca Më: 3 gusht 2024 Në ora: 18:12
Majlinda Kelmendi e Driton Kuka

Serbisë po i bie kresë suksesi i madh i Republikës së Kosovës, duke iu falënderuar kryemjeshtrit dhe trajnerit më të mirë në botë, Driton Kuka.

Para disa ditëve Kuka ka deklaruar për suksesin e madh dhe në anën tjetër i ka bërë nervozë serbët.

Një mediumi në Bosnjë dhe Hercegovinë, "Sportsport" habit se si shkruan për Driton Kukajn.

Ky medium  e cilëson provokues deklaratën e Kukajt.

"Trajneri i Kosovës provokon Serbinë: “Ata kanë 300 klube xhudos dhe zero medalje, ne pesë”!”, ishte titulli i këtij mediumi.

“Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në xhudos, Driton Kuka, ka vendosur të provokojë publikisht përzgjedhjen e Serbisë.

Kosova si shtet po merr pjesë në Lojërat Olimpike për herë të tretë këtë verë në Paris dhe po kthehen sërish në atdhe me medalje në xhudo.

Xhudistet Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu kanë gëzuar sërish kombin. Distria mori medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë, ndërsa Laura mori medaljen e bronztë në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Në vitet e kaluara Kosova mori tre medalje të arta. Gjithçka filloi në ndeshjet e para të vitit 2016, kur Majlinda Kelmendi mori medaljen e artë në Rio de Zhaneiro, e më pas Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova morën medaljen e artë në Tokio.

Xhudistet e Kosovës janë vërtet unikë në botë. Ata i sollën të gjitha medaljet e Lojërave, kurse trajneri Driton Kuka është veçanërisht i kënaqur sepse Serbia nuk ka asnjë medalje në xhudo: ‘Serbia ka 300 klube të xhudos dhe zero medalje olimpike. Kosova tashmë ka pesë’, ka shkruar mes të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat