Distria Krasniqit dhe Laura Fazliut do t’ju bëhet pritje shtetërore nesër

Xhudo

Distria Krasniqit dhe Laura Fazliut do t’ju bëhet pritje shtetërore nesër

Më: 5 gusht 2024 Në ora: 14:46
Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu

Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu do ta kenë privilegjin që t’ju bëhet pritje shtetërore nesër mbrëma, me organizim të Ministrisë së Sportit.

Dy medalistet olimpike do të priten nga krerët e shtetit dhe nga mijëra tifozë në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë nga ora 19:00.

Ku bashkërisht do të festohen arritjet e tyre të jashtëzakonshme, respektivisht medalja e argjendtë dhe ajo e bronztë në “Paris 2024”.

I pranishëm sigurisht do të jetë edhe trajneri Driton Kuka, i cili i ka meritat kryesore që Kosova i gëzon pesë medalje olimpike deri tash. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat