Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar për ekipin e xhudos që korri suksese të reja në Lojërat Olimpike.
Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë, kurse Laura Fazliu e fitoi të bronztën.
E Rama u shpreh se është krenar që është miku i tyre dhe që ato i shërbejnë edhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
“I lumtur dhe krenar që jam miku juaj, e që ju nderoni Kosovën botërisht dhe i shërbeni edhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, shkroi Rama në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.