Distria Krasniqi në ballinën e “New York Times”!

Xhudo

Distria Krasniqi në ballinën e “New York Times”!

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 14:43
Distria Krasniqi

Distria Krasniqi në ballinën e “New York Times”, flitet për Kosovën në Olimpiadë!

Kosova momentalisht është në mesin e tre shteteve që udhëheqin listën e medaljeve për numër të sportistëve pjesëmarrës.

Ekipi ynë me vetëm nëntë sportistë fitoi dy medalje, fillimisht duke fituar të argjendën dhe më pas të bronztën në Paris 2024, në sportin e xhudos.

Vlerësimin e ka bërë gazeta e njohur “New York Times”, e cila në krye të shkrimin ka vendosur foton e medalistes tonë të argjendtë, Distria Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat