Dodaj në gjysmëfinale të Kupës Evropiane  

Xhudo

Dodaj në gjysmëfinale të Kupës Evropiane  

Më: 11 gusht 2024 Në ora: 14:59
Sidorela Dodaj

Xhudiatja Sidorela Dodaj (-48 kg) ka arritur në gjysmëfinale të Kupës Evropiane për Junior, që po mbahet në Shkup.

Dodaj në xhiron e parë mposhti me Ippon, garuesen nga Bosnja e Hercegovina Petra Culjak.

Sidorela në çerekfinale mposhti me Wazaari dhe Ippon, gjeorgjianen Mariami Potskhverashvili.

Në gjysmëfinale ajo takohet me gjeorgjianen tjetër Julieta Rodonaia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat