Në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë ka nisur Kampi Ndërkombëtar Përgatitor, ka njoftuar Federata e Xhudos e Kosovës.
"Xhudistë dhe xhudiste nga nëntë shtete të Evropës po marrin pjesë këtë javë në Pejë, ku po stërviten nën udhëheqjen e Kryemjeshtrit Driton Kuka dhe trajnerëve Majlinda Kelmendi dhe Fatos Tabaku.
Në këtë kamp aktualisht po marrin pjesë rreth 100 xhudistë dhe xhudiste nga Kosova, Shqipëria, Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Gjermania, Çekia dhe Greqia", ka shkruar FXHK.
"Kampi Përgatitor është pjesë e programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos,” i cili mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ka për qëllim zhvillimin e diplomacisë shtetërore të Kosovës përmes vlerave të xhudos".