​Xhudistët e Kosovës rrëmbejnë 5 medalje në Sarajevë

Xhudo

​Xhudistët e Kosovës rrëmbejnë 5 medalje në Sarajevë

Më: 31 gusht 2024 Në ora: 20:50
​Xhudistët e Kosovës rrëmbejnë 5 medalje në Sarajevë

Ekipi i Kosovës në xhudo në Kampionatin Ballkanik për Senior që u mbajt në Sarajevë të Bosnjë dhe Hercegovinës, arritën të stolisen me dy medalje të arta, dy të argjendta, një të bronztë dhe një vend të 5-të.

Flaka Loxha dhe Dëbora Gjakova fituan sot medaljet e arta, Erza Muminoviq e Dardan Cena të argjendta, Muhamedin Veseli doli i bronztë, Anes Veseli zuri vendin e pestë.

Loris Sharapolli mbeti pa plasman, por ai fitoi dy ndeshje e dy i humbi.

Edhe Dion Sharapolli mbeti pa plasman, por fitoi një ndeshje ndërsa dy tjera i humbi.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat