Medalistet olimpike do të shpërblehen nga KOK-u me nga 10 mijë euro secila

Xhudo

Medalistet olimpike do të shpërblehen nga KOK-u me nga 10 mijë euro secila

Më: 5 shtator 2024 Në ora: 15:02
Laura Fazliu e Distria Krasniqi

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik i Kosovës ka vendosur të shpërblejë edhe këtë herë sportistët tanë për suksesin dhe pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Paris 2024.

"Ekipi ynë olimpik fitoi medaljen e argjendtë me Distria Krasniqin dhe të bronztën me Laura Fazliun, të dyja nga sporti i xhudos.

Të dyja medalistet olimpike, krahas shpërblimit shtetëror, do të shpërblehen edhe nga KOK-u me nga 10 mijë euro secila.

Trajneri i tyre, Driton Kuka, do të shpërblehet me 5 mijë euro.

Sukses është vlerësuar edhe vendi i pestë i Akil Gjakovës, që njëherit është suksesi më i madh në konkurrencën e meshkujve për ekipet tona olimpike. Akilit do t’i ndahen 4 mijë euro.

Kampionia olimpike Tokio 2020, Nora Gjakova, xhudistja Loriana Kuka dhe boksierja, Donjeta Sadiku, që u kualifikuan me normë olimpike, do të shpërblehen me nga 1 mijë euro, ndërsa pjesëmarrësve me ftesë të univerzalitetit, notarëve Hana Beiqi e Adell Shaboviq dhe atletes Gresa Bakraqi, do t’iu takojnë nga 500 euro.

Në total, shuma e ndarë është 33.500 euro.", njodfon KOK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat