Xhudistja Flaka Loxha e nis ciklin e ri olimpik me suksesin më të madh në karrierë.
Xhudistja jonë fitoi medaljen e bronztë në Grand Prixin e Zagrebit, duke shënuar tri fitore në kategorinë -57 kg.
“Flaka Loxha arrin suksesin më të madh në karrierën e saj!
Grand Prix - medalja e saj e parë në këtë nivel të Kupave Botërore!
Për ma tepër medalja e saj e parë erdhi përmes fitores edhe kundër xhudistes japoneze qysh në xhiron e parë!
Tosi (Fatos Tabaku) në krye të detyrës”, ka shkruar Driton Kuka, selektor i kombëtares së Kosovës.