Flaka Loxha dhe Erza Muninoviq në gjysmëfinale të Grand Slam Abu Dhabi

Xhudo

Flaka Loxha dhe Erza Muninoviq në gjysmëfinale të Grand Slam Abu Dhabi

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 12:31
Flaka Loxha dhe Erza Muminoviq

Flaka Loxha (-57 kg) dhe Erza Muminoviq (-52 kg) kanë arritur në gjysmëfinale të Grand Slam Abu Dhabi.

Flaka në xhiron e parë mposhti me tri dënime për Ippon, rusen Natalia Elkina.

Loxha në xhiron e dytë mposhti prapë me tri dënime për Ippon, brazilianen Sarah Souza.

Në gjysmëfinale ajo do të takohet me gjermanen Seija Ballhaus.

Erza në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me tri dënime për Ippon, francezen Astride Gneto, një garuese kulminante.

Muminoviq në gjysmëfinale ndeshet me garuesen nikoqire, Khorloodoi Bishrelt nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat