Anton Cena: Këtë fitore në emër të popullit ia dedikoj heroit Enver Zymberi 

Xhudo

Anton Cena: Këtë fitore në emër të popullit ia dedikoj heroit Enver Zymberi 

Nga: K.G. Më: 13 tetor 2024 Në ora: 16:17
Anton Cena - majtas

Xhudisti veteran, Anton Cena, nuk i ndahet sukseseve në rrafshin nëdrkombëtar.

Cena është krenar për suksesin e radhës dhe fitoren ia dedikon heroit Enver Zymberi.

“Në Braga të Portugalisë po mbahen Garat Evropiane të Policisë, Zjarrëfikësve, Doganierëve dhe Korrektuesve. 

Meqë nuk kisha garues për Veteranë mbi 60 vjet në xhudo, vendosa të garoj me senior kundër një polici spanjoll, i cili me moshë ishte 30 vjet më i ri se unë.

Luftën e fillova  ashpër por profesionalisht dhe dy luftërat i fitova ippon, kandidati ishte shumë i përgaditur, por arrita ta mposhti dhe ta fitoj garën duke marrë medaljen e artë dhe ta bëj Policinë e Kosovës edhe njëherë të parën në botë. 

I gjithë publiku i cili vinte nga të gjitha vendet e Evropës, u ngrit në këmbë dhe duartrokiti pareshtur këtë e bëri edhe kundështari mbas humbjes që më bëri të ndjehem mirë se më tha: "Nga sot je Heroi im!" meqë je 30 vite më i vjetër."

Për Policinë më të fortë në botë dhe për këtë u ndjeva tejet krenar që shtetit tim sërish ia solla edhe një fitore me rezultate të lakmueshme nga të gjithë, të gjitha me ippon! 

Pranova urime e përgëzime nga të gjithë pjesëmarrësit, për përgaditjen, luftërat dhe përfaqësimin dinjitoz.

Të gjitha këto i shkriva në medalje ari dhe këtë fitore në emër të popullit ia dedikoj heroit Enver Zymberi, ndërsa medaljen do të ia dhuroj familjes së tij! 

Kosovë, lart e më lart do të jesh saherë të më jepet mundësia të luftoj për ty!”, ka shkruar Anton Cena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat