Vashat e Kosovës shkëlqejnë në Kampionatin Ballkanik

Xhudo

Vashat e Kosovës shkëlqejnë në Kampionatin Ballkanik

Nga: K.G. Më: 20 tetor 2024 Në ora: 15:03
Xhudistet e Kosovës

Xhudo e Kosovës qoftë me seniore qoftë me kategoritë e reja, kudo po shkëqejnë dhe po i sjellin medalje shtetit të Kosovës. 

Edhe një sukses i radhës i xhudisteve tona. 

Vashat tona shkëlqejnë në Kampionatin Ballkanik U23.

Driton Kuka, selektor i kombëtares së Kosovës, është i kënaqur me paraqitjen e trimëreshave tona.

“Ballkaniku U23 përfundoj në Pejë!

Ngjarje e bukur e xhudos me lufta të forta e të bukura.

Kosova fitoj numër të madh medaljesh 

Dy të arta dua ti veçoj si vazhdimësi e sukseseve të shkelqyeshme

Enise Zijade kategoria 57 kg dhe Erza Muminoviq 52 kg fituan të artat dhe u shquan në mesin e shumë medalistëve të shtetit tonë!

Gjenerata e shkelqyeshme po vjen drejt rezultateve Elitare”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat