Blerina Gashi lartëson Kosovën në Kupën Evropiane! Kuka: Jam i gëzuar shumë për Remzi Begun  

Xhudo

Blerina Gashi lartëson Kosovën në Kupën Evropiane! Kuka: Jam i gëzuar shumë për Remzi Begun  

Nga: K.G. Më: 20 tetor 2024 Në ora: 18:15
Blerina Gashi - majtas

Xhudistja e talentuar, Blerina Gashi, shkëlqeu në Kupën Evropiane, duke e fituar medaëjen e artë. 

Blerina ka dëshmuar klasin e saj në Kupën Evropiane U18.

Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, ka fjalë miradije për ikonën mitrovicase dhe të Kosovës, Remzi Begu.  

“Blerina Gashi me trajnerin e saj Benin dje në Riga morën pjesë në Kupën Evropiane dhe Blerina shkëlqeu me medalje të artë!
Kupa Evropian U18 për kadet kategoria 44 kg.

Një bravo për sportisten dhe trajnerin si dhe klubin “Trepça”.

E unë personalisht jam i gëzuar shumë sidomos për Remzi Begun njeriun ikonë e xhudos në Mitrovicë,mikun tim të çmuar!

Njeri që krejt jetën ja ka kushtuar xhudos,njeri me vlera ish sportist i madh dhe trener poashtu!

Për ma tepër xhudo sporti me 5 Medalje Olimpike po vazhdon tutje, në Pejë dje dhe sot po mbahet Ballkaniku U23 e ku më vonë”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat