Xhudistet Erza Muminoviq e Flaka Loxha shkëlqejnë në European Open në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Vashat tona shkëlqejnë në kryeqytetin boshnjak, duke fituar medalje të argjendta.
Flaka e Erza deklasojnë serbet në Sarajevë.
Driton Kuka, selektor i kombëtares së Kosovës, është në qiellin e shtatë me këtë sukses.
“Erza Muminoviqi 52 kg dhe Flaka Loxha 57 kg, dy medalje të argjendta për garueset tona në European Open në Sarajevë.
Garë kjo e vlefshme për Ranglistën Botërore.
Realisht në finale ishin afër të artave por duke pasur inciativë dhe një udhëheqje të dyjat treguan një ndjenjë të munguar të konsistencës në luftë të gjatë që do sjellte të artat, por Kosova me dy medalje të reja po ec përpara me emra të rinj e medalje të reja!
Flaka mposhti garuesen ruse, serbe e finale pësoj nga sllovenja
Erza mposhti serben e pësoj nga rusja!”, ka shkruar Kuka.