Xhudistja Fiona Kuka e xhudisti Keon Kuka, shkelqejnë në turneun ndërkombëtar Uster të Zvicrës.
Talentet që treguan formë të lartë dhe dëshmuan se e ardhmja është e ndritshme për xhudon tonë.
Fiona Kuka e artë në kategorinë 57 kg U21 dhe Keon Kuka +90 kg - i artë në U18.
“Neser garojnë edhe disa të rinj të ekipit tonë!
Xhudo gjithandej nëpër botë suksese e medalje.
Majlinda në krye të detyres”, ka shkruar Driton Kuka, selektor i kombëtares së Kosovës.
Majlinda Kelmendi, trajnere është e lumtur për suksesin e garuesve.