Fiona e Keon Kuka - të artë në Zvicër! Majlinda Kelmendi ballëlart

Xhudo

Fiona e Keon Kuka - të artë në Zvicër! Majlinda Kelmendi ballëlart

Nga: K.G. Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 19:29
Majlinda, Fiona e Keoni

Xhudistja Fiona Kuka e xhudisti Keon Kuka, shkelqejnë në turneun ndërkombëtar Uster të Zvicrës.

Talentet që treguan formë të lartë dhe dëshmuan se e ardhmja është e ndritshme për xhudon tonë.  

Fiona Kuka e artë në kategorinë 57 kg U21 dhe Keon Kuka +90 kg -  i artë në U18.

“Neser garojnë edhe disa të rinj të ekipit tonë!

Xhudo gjithandej nëpër botë suksese e medalje.

Majlinda në krye të detyres”, ka shkruar Driton Kuka, selektor i kombëtares së Kosovës.

Majlinda Kelmendi, trajnere është e lumtur për suksesin e garuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat