Xhudistja e Kosovës, Erza Muminoviqi, në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian U23 në Pila të Polonisë.
“Erza Muminoviqi (-52 kg) ka arritur në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian U23.
Erza në ndeshjen e parë mposhti me tri dënime për Ippon, garuesen nga Azerbajxhani Khadizha Gadashova. Erza në çerekfinale mposhti me Wazaari garuesen nga Rumania, Luciana Catana.
Ajo në gjysmëfinale ndeshet me garuesen nga Spanja, Ayumi Leiva Sanchez.
I urojmë shumë fat e suksese Erzës në gjysmëfinale!
Sot u ndeshen edhe Dëbora Gjakova (-63 kg), Muhamedin Veseli (-66 kg) dhe Dardan Cena (-73 kg), të cilët zhvilluan ndeshje të mira por nuk arritën të kalojnë xhirot e para”, njofton Federata e Xhudos e Kosovës.