Nga data 10 deri më 17 nëntor 2024, Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë u shndërrua në epiqendrën e zhvillimit profesional për trajnerët e xhudos në Kosovë.
Nën udhëheqjen e Kryemjeshtrit Driton Kuka dhe në kuadër të programit shtetëror "Kosova, Shtet i Xhudos", përfundoi me sukses pjesa e parë e kësaj punëtorie.
Gjatë këtyre ditëve intensive, trajnerët pjesëmarrës përfituan njohuri të avancuara teknike dhe metodologjike, duke u njohur me qasje moderne për zhvillimin e sportistëve.
Sesionet praktike dhe teorike sollën frymëzim dhe motivim për të ngritur cilësinë e xhudos në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.